Aktualitet

Meta: Ja si Rama manipuloi dosjen për të më implikuar, ka urdhëruar…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 11/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas manipulimit të dosjes së ish- Sigurimit të Shtetit, ku përmendej emri i tij.

Në konferencë e kësahj të enjteje ish-Presidenti përmendi edhe tre persona me iniciale. Meta u shpreh se Rama i ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit M.L. dhe ish- SHIK-sit A.H. për të manipuluar dosjen e qytetarit amerikan F.T. Sipas kreut të Partisë së Lirisë manipulimi ka ndodhur para 25 korrikut.

“Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e Tao Taos, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues për shkak se provohet se në kohën kur Ilir Meta ka qenë president i republikës, shefi i Tao Taos, ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të sigurimit të shtetit M.L., i dalluar si poliagjent dhe një ish-SHIK-si A.H. të cilët në bashkpunim me të tjerë për të manipuluar në mënyrë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T. që është edhe shtetas amerikan. Nëse nuk tronditet Lindita e Parlamentit tonë të jeni të sigurt se do habiten kongresmenët dhe senatorët atje si guxohet të manipulohet dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë, sot një qytetar amerikan vetëm për të implikuar dhe për të goditur politikisht Presidentin e Republikës.

Manipulimi ka ndodhur para 25 korrikut dhe përmasat e këtij skandali do të jenë humneriale për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar jo vijat e kuqe, por ka kaluar edhe vijat e zeza. Çdo njeri që ka një foto me Edvinin shumë shpejt do e grisë atë, do ta ketë për turp. Unë do shkoj vetë në Kuvend në seancë plenare, tre kartela do më duhen mua me vete ti nxjerr atje. Ata të sjellin edhe Autorin e Manipulimit të Dosjeve. Kjo nuk është çështja më e rëndë ku është implikuar Rama në kapjen e shtetit dhe që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore të Republikës së Shqipërisë. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare. Meta është treguart shumë tolerant me këto monstra sepse nuk e kam menduar kurrë që mund të arrijnë deri në këtë pikë, në raport me vendin”-tha Meta.

 

 

Pas