Politikë

Meta ndan foton me familjen nga mali i Tomorrit,çfarë iu uron besimtarëve bektashinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 22/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka postuar një foto me familjen e tij nga mali i Tomorrit ku po zhvillohet këto ditë dhe pelegrinazhi për të gjithë besimtarët bektashinj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta uron shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë”

Se Zoti e desh”.

Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.

Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Meta.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar  me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht./Opinion.al

Pas