Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta kthen ndryshimet në Kodin Penal, ja 4 nenet problematikë

2019/08/06 at 4:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nëse Kushtetuesja rrëzon dekretin për 30 Qershorin, vendimi i pavlefshëm”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr.44/2019 i cili parashikon disa ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.


Në arsyetimin e tij presidenti shkruan se në disa ndryshime në Kodin Penal mund të cënohet siguria juridike pasi nuk është ka një formulim të qartë të dispozitës sipas tij. Gjithashtu argumentohet se në disa ndryshime të propozuara ka problematika në zbatimin efektiv të normës cka do të kërkonte një interpretim nga jurisprudenca. Meqenëse organi përgjegjës për unifikimin dhe interpretimin e normave ligjore, që është Gjykata e Lartë, nuk është funksionale vlerësohet se nuk do të jetë e mundur kryerja e analizës gjithpërfshirëse të ndryshimeve dhe efekteve që mund të kenë ndryshimet e propozuara mbi efektivitetin në sistemin e drejtësisë penale.

Konkretisht neni 3 i ligjit 44/2019 i cili parashikon veprën penale të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private sipas presidentit krijon mbivendosje me dispozitat e tjera të Kodit Penal dhe nuk është në harmoni me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale. Në nenin 3 të ligjit 44/2019 shkruhet:

“Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.”.

Në arsyetimin e presidentit shkruhet se kjo dispozitë nuk mbështetet me “asnjë arsye në të dhëna konkrete, që ka diktuar nevojën e amendimit” dhe gjithashtu se paragrafi i katërt duhet riformuluar pasi pasi ka paqartësi në subjektin e veprës penale. Paragrafi i katërt mund të krijojë keqkuptime për zbatimin e kësaj dispozite ndaj shtetasve që kanë për detyrë vendosjen e aparaturave dhe regjistrimin e fjalëve, fiksimin e tyre, sipas autorizimit të posaçëm të marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për këtë qëllim.

“Në këto raste, do duhej të ishte identifikuar qartë qëllimi në kryerjen e veprës penale të sanksionar në paragrafin e fundit, çka nuk është bërë dhe lë vend për keqpërdorim të këtij parashikimi.”

Neni 6 i ligjit nr. 44/2019, që ndryshon nenin 201 të Kodit Penal, në paragrafët 2-5 përmban shprehje abstrakte, “ose ka mundësi të shkaktojë” , përdorimi i të cilave jo vetëm e bën të pamundur zbatimin këtyre paragrafëve në praktikë, por krijon rrezik që të sjellë një precedent në ushtrimin e ndjekjes penale apo dhënien e dënimeve në mënyrë jo proporcionale.

Lënia e hapësirave abstraguese në dispozitë dhe formulimi jo i saktë sa i takon teknikës legjislative, është një mundësi e hapur për keqinterpretim dhe abuzim në praktikë.

Neni 7 të ligjit 44/2019, i cili parashikon shtimin e një figure të re të veprës penale, atë të transportimit të mbetjeve, është i paqartë në mënyrën se si është miratuar dhe e bën aplikimin e kësaj dispozite të vështirë nga ana praktike.
Përpos kësaj nga ky shqyrtim i ligjit konstatohet se në asnjë prej këtyre veprave nuk është përcaktuar si rrethanë e cilësuar kryerja e tyre në bashkëpunim apo përsëritja e saj.

Neni 11 të ligjit 44/2019, ku parashikohet shtimi i nenit 207/a të shtuar dhe sanksionohet si vepër penale braktisja e kafshës së shoqërimit, nuk rezulton të jetë përcaktuar subjekti i veprës penale dhe formulimi i saj paraqet paqartësi që vështirësojnë aplikimin e saj në praktikë

Kjo dispozitë ka paqartësi dhe është formuluar jo mirë sa i takon teknikës legjislative pasi nuk përcakton saktë as subjektin e veprës penale dhe nuk rregullon situatën ku pasoja në shëndetin e një personi, plagosja e rëndë nga kafsha mund të ndodh në banesën e pronarit të kafshës. Pra sipas dispozitës së miratuar nëse ndodh në këtë ambient, duket se nuk kemi braktisje dhe normalisht, as dhe përgjegjësi penale.

Presidenti i Republikës, ka vlerësuar se një pjesë e dispozitave të mësipërme nuk mund të jenë plotësisht efikase si një burim për të luftuar sjelljen e padëshirueshme shoqërore që mund të lindin sipas veprave penale të propozuara për t’u ndryshuar, sepse në mënyrën se si një pjesë e këtyre dispozitave janë miratuar është e pashmangshme që ato do të hasin pengesa në praktikë, pikërisht për shkak të paqartësisë dhe ambiguitetit (dykuptimësisë) së tyre.

Kështu, nëse do të kemi në praktikë dispozita të paqarta ose të paorientuara mirë rrezikohet të aplikohen në mënyrë të gabuar duke cenuar parimin e sigurisë juridike, ku në vend që të adresojmë saktë problematikën dhe aktin e dënueshëm, do të krijohet edhe më shumë paqartësi në trajtimin e fenomemeve përgjatë aplikimit në praktikë të këtyre normave penale. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Grabitet me armë dega e institucionit financiar në Tiranë

Grabitet me armë dega e institucionit financiar në Tiranë

Raporti i DASH, PD: Edi Rama kërkon të bëjë shqiptarët për budallenj

Salianji publikon kontratën: Kepi i Rodonit me PPP, gati për “pronësim”

Meta ktheu ligjin, Balla reagon por nuk i përgjigjet kritikave për 4 nenet

Meta ktheu ligjin, Balla reagon por nuk i përgjigjet kritikave për 4 nenet
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}