Ish- deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se me vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve, Ilir Meta i hodhi një komardare shpëtimi kryeministrit Edi Rama.
Në Opinion ai tha se me këtë vendim Meta ka marrë përsipër edhe koston.
“Meta i tha me këtë vendim, nëse je njeri i përgjigjëm po të hedh një komardare kushtetuese, po ta marr unë koston që të të çlirojë. Për datën e ka thënë, zgjidhni situatën e tensionuar politike, krijoni qytetarëve mundësinë për të zgjedhur të lirë dhe të qetë dhe unë e dekretoj. I vetmi që duhet të dalë mbi presidentin është Gjykata Kushtetuese”, tha Enkelejd Alibeaj.
Nga ana tjetër Plarent Ndreca thotë se çdo akti i tij (Presidentit), i çmendur quhet nul dhe këtë të drejtë ia jep Kushtetuta e Shqipërisë./ Opinion.al