Aktualitet

Meta flet për vlerësimin e Dvoranit nga DASH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 24/02/21 |
Doriana Çepunaj

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp të ditës së sotme ka thënë se ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA.

“Raportet Ilir Metës me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, edhe me Evropën. Kam marrëdhënie të shkëlqyera se nuk gënjej kurrë dhe nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan dhe nuk kam shkuar për të bërë foto si guraja e Bilalit. Në 25 Prill populli i Shqipërisë do shkojë të votojë port ë rithemeluar demokracinë”, tha Presidenti.

Më tej Meta ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Ardian Dvoranin si kampion në luftën kundër korrupsionit.

Kreu i Shtetit gjatë fjalës së tij u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të DASH, duke thënë se nxori fletë lavdërimi për sukseset e tij, të cilat i cilësoi si fletët e lavdërimit të Partisë së Punës.

“Kryeministri dje ka nxjerre fletëlavdërimi për sukseset e tij. Kjo mua nuk më habit, përpjekje për t’u lavdëruar. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës”, tha Meta./Opinion.al

Pas