Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili nga Stambolli firmosi lirimin nga detyra të Bajram Begajt.
Ai veprim i Metës i hapi rrugë Kuvendit të Shqipërisë që ta votonte Begajn si President të Republikës.
Ndërsa Berisha tha për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit se kjo i ngjau me Ali Pashë Tepelenën.
“Ai më ngjau mua me Ali Pashën. Trupi Janinë, koka në Stamboll”,-tha Berisha.