Kryesore

“6 ministra për ekstradim”,Manja-Berishës: S’e di nga i sajoni këto gjëra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:10 - 06/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku ky i fundit tha se 6 ministra dhe shumë deputetë të qeverisë janë kandidatë për ekstradim.

Sipas Manjës kërkesa të tilla nga vende si Belgjika, Holanda apo Luksemburgu nuk ka ardhur, por nëse do të ndodhë ata janë të gatshëm ta nënshkruajnë.

Lidhur me atë që deklaroi zoti Berisha se qeveria shqiptare ka bllokuar marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Nuk e di se si kjo kërkesa ka shkuar më parë në zyrën e Berishës. Dua të jem i qartë. Sot nuk ka asnjë pengesë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor as me Belgjikën, Holandën apo Luksemburgun. Bashkëpunimi është në nivele të kënaqshme. Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy-palëshe për personat e dënuar. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe s’ka kërkesë nga këto shtete, sepse jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje nëse do të vijnë. S’e di se si i sajoni këto gjëra, në një seancë dedikuar zgjedhësve. Por kur nuk ke zgjedhës i drejtohesh marrëveshjeve të ekstradimit”,-tha Manja.

Pas