Aktualitet

Keqtrajtoi qenin, pas publikimit të videos policia procedon të riun në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:49 - 06/06/22 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht nga policia pasi ka keqtrajtuar një qen.

Hetimi ndaj shtetasit M.I., 20 vjeç, banues në Tiranë është proceduar për veprën penale ‘’keqtrajtim i kafshës’’.

Në një njoftim zyrtarë, policia bën me dije se ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

’Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme’’,-njofton Policia e Tiranës./Opinion.al

Pas