Aktualitet

Meta: E kam lënë në heshtje ligjin për buxhetin e vitit 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 17/11/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ta lërë në heshtje buxhetin faktik të vitit 2020. Megjithatë Meta ka kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve për të marrë masa.

“Ligji nr. 105/2021 miraton buxhetin faktik të vitin 2020, dhe rrjedhimisht kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor. Për këtë arsye, ai ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit thotë se buxheti i vitit 2020 u ndryshua me 4 akte normative të Këshillit të Ministrave, të cilat kishin qëllim zbutjen e efekteve ekonomike e sociale të pandemisë COVID-19, por sërish sipas tij Shqipëria ka dhënë mbështetjen fiskale më të ulët për të adresuar efektet negative të pandemisë.

“Pavarësisht ndryshimeve me aktet normative, mbështetja me qëllim zbutjen e efekteve ekonomike e sociale të pandemisë COVID -19, mbështetja buxhetore e drejtpërdrejtë e Shqipërisë e alokuar, ishte më e ulta në nivel rajonal dhe global”, shkruan Meta.

Gjithashtu Meta citon raportin e FMN, i cili thotë se deri në muajin Tetor 2021, evidentohet se mbështetja buxhetore direkte për pandeminë për Shqipërinë vazhdon të jetë më e ulta në rajon dhe krahasuar në nivel global.

Pas