Kronikë

Vjedhje e pengmarrje, profili i autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 17/11/21 |
Opi Nion

Klodian Çalamani, autori i krimit makabër të vrasjes së Mateos 8-vjeçar në Fier ka nisur problemet me drejtësinë që në të 20-tat e tij. Në vitin 2006 ai u dënuar për mbajtjen peng të një adoleshenteje për më shumë se 20 minuta, duke e kanosur dhe dhunuar atë fizikisht.

Nga vendimi që Tv Klan ka zbardhur, Çalamani përshkruhet si një njeri i dhunshëm, ndërsa kjo vërtetohet nga dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në sjelljen agresive që ai ka shfaqur.

Klodian Çalamani, duke përdorur një të afërme të tij ka futur në banesë të renë të cilës i kishte zënë pritë bashkë me një mikun e tij të cilit i kishte refuzuar lidhjen.

Në vendim përshkruhet edhe momenti kur vetë miku i tij kërkon që të largohen dhe ta lënë situatën, por Çalamani tenton ta godasë vajzën me shishe qelqi duke shprehur dëshirën për t’i lënë asaj shenja në trup. Vajza arriti të shpëtojë duke hequr bluzën dhe u largua me vrap. Ishte bluza me flokët e saj prova që fundosi autorët.

Gjykata e ka dënuar për këtë krim me 4 vite burg të cilin e vuajti në Rrogozhinë nga ku u lirua në 2009-ën. Në vendimin e gjykatës ai konsiderohet një personi rrezikshëm pasi edhe më herët në adoleshencën e tij ishte dënuar për tentativë vjedhje në bashkëpunim./tvklan.al

Pas