Aktualitet

Meta dekreton ligjin për “Kryqin e Kuq Shqiptar”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 26/02/21 |
Doriana Çepunaj

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka dekretuar ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Presidenca njofton se qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve për ta sjellë atë në standardet e kohës, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

“Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë”, thuhet në njoftimin e presidencës./Opinion.al

Pas