Aktualitet

Bino:Situata pandemike në vend kambanë alarmi,nga e hëna do të merren masa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 26/02/21 |
Doriana Çepunaj

Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Kukësit, ku nisi ditën e sotme procesi i vaksinimit, shefja e departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino deklaroi se situata e pandemisë në vend është shqetësuese.

“Procesi i vaksinimit nisi në Kukës me mjekët infermierët e spitalit dhe qendrave shëndetësore, Kukësi do të jetë një pikë e rëndësishme vaksinimi për personelin shëndetësor por ndoshta dhe më tej dhe për Hasin dhe Tropojën. Ne jemi këtu ISHP shkon në çdo vend diku fillon vaksinimi. Kemi vaksina të sigurta dhe proces vaksinimi të sigurt. Numri i personave të prekur është shqetësues. Situata po ndiqet, dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës”, tha Bino.

Më tej, Bino deklaroi se numri i lartë i rasteve, i pacientëve me COVID të shtruar në spitale, i intubimeve dhe numri i lartë i vdekjeve janë një kambanë alarmi për cilindo për të zbatuar masat kundër Covid-19.

 “E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë.’- tha Bino.

Pas