Kryesore

Meta: Çelet rruga e negociatave në BE, përgëzoj faktorin politik shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 16/07/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ku shprehet se ky vendim i hap rrugë negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme.

Në një postim në “Facebook”, Meta përgëzon faktorin politik shqiptar që ka mbetur besnik i orientimit europian të Shqipërisë.

Ndër të tjera ai shkruan se vendimi i Këshillit Europian që do merret pas disa ditësh, duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave.

Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë  mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”,-shkruan Meta./Opinion.al

Pas