Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta 60 minuta takim me Bashën: Vettingu nga nesër në komision

2016/08/01 at 8:24 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta 60 minuta takim me Bashën: Vettingu nga nesër në komision

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, me të cilët u konsultua për mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun.


Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkëbiseduesit mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, Ambasadoren e BE, znj. Romana Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.

Në takim u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesërme me mbledhjen zyrtare të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Kryetari i Opozitës, z.Lulzim Basha deklaroi se mbështet këtë kalendar dhe se opozita do të marre pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së nesërme.

Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.

Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin për nevojën e miratimit sa më të shpejtë me konsensus dhe cilësi të lartë të këtyre ligjeve, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës së Re dhe Opinionit Final të Komisionit të Venecias.

Në këtë takim morën pjesë dhe Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, znj. Albana Shtylla.

Data 25 gusht është afati i fundit kur parlamenti shqiptar ka mundësi të miratojë në mos 7 ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi, të paktën ligjin e ashtuquajtur për “vettingun”.

BE-ja dhe SHBA-të e kanë vënë gushtin si muajin e fundit kur parlamenti, edhe pse është me pushime, duhet të mblidhet për ta kaluar këtë projektligj. Burimet nga mazhoranca bëjnë me dije se e gjitha kjo ngjeshje afatesh e ka një arsye.

BE-ja e SHBA kanë vendosur të financojnë të gjithë projektin për ngritjen e institucioneve të reja që do të ngrihen për të bërë procesin e vettingut./BW

 

Etiketa: meta-bashatakimivettingu


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Ekspertët: Mos i neglizhoni këto 10 shenja që tregojnë kancer

Ekspertët: Mos i neglizhoni këto 10 shenja që tregojnë kancer

Foto në brendësi/Aleksia, vajza e Niko Peleshit, modelja që çmend rrjetin 

Foto në brendësi/Aleksia, vajza e Niko Peleshit, modelja që çmend rrjetin 

Cosmopolitan: Si u shndërrua Rita Ora nga një emigrante në një yll?!

Cosmopolitan: Si u shndërrua Rita Ora nga një emigrante në një yll?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}