-Jetë dhe Stil

Meshkujt të çmendur pas qumështit të gjirit, a e dini pse?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 11/11/15 |
b.f

“Onlythebreast.com” është një prej faqeve më të vizituara për shitjen dhe blerjen e qumështit të gjirit. Por ajo që të habit më shumë kur është fjala te blerësit, një pjesë e madhe e tyre janë meshkuj.
Të palestruar e të shëndetshëm, apo edhe të prekur nga sëmundje të rënda, meshkujt thonë se qumështi i gjirit është “ari i bardhë” për të cilin janë gati të paguajnë deri në 100 dollarë për litër.

Kjo ndodh sepse miti i ushqyerjes me gji është përforcuar kohët e fundit me një tjetër studim, sipas të cilit qumështi njerëzor është i dobishëm jo vetëm për të porsalindurit, por edhe për të rriturit, sidomos për kurimin e infeksioneve, problemeve të aparatit tretës dhe sëmundjeve që kanë lidhje me imunitetin.

Në mars, një studim i publikuar në revistën “Lancet” tregoi se personat e ushqyer me gji në fëmijëri kishin një koeficient më të lartë inteligjence se të tjerët.
Në SHBA, iniciativat kanë përfshirë shumë gra, si në rastin e kompanisë kaliforniane “Prolacta Bioscience”, e cila vetëm gjatë vitit të kaluar ka përpunuar rreth 100 tonë qumësht të tillë, duke ua shitur më pas klinikave për një çmim prej 14 dollarë për 28 mililitër.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas