Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i Gledis Nanos: Duam një marrëdhënie të re me qytetarët

2022/02/01 at 2:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve në dy qytete

Pasi përfundoi analizën vjetore të policisë në qarqe, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, iu është drejtuar ditën e sotme qytetarëve me një mesazh.


Teksa nënvizoi se analiza e punës që u zhvillua kishte si qëllim nxjerrjen në pah të mangësive dhe rregullimin e tyre, Nano u kërkoi qytetarëve vendosjen e një marrëdhënieje të re bashkëpunimi me strukturat policore.

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju që në përditshmërinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja.

Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.

Një shoqëri e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi apo kompleksiteti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizatave ligjzbatuese dhe Policisë së Shtetit. Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar.

Analizat e punës që zhvilluam në çdo qark të vendit, nuk kishin aspak për qëllim radhitjen e sukseseve dhe trumbetimin e tyre si triumfe ose propagandë deliruese nëpër media, por nxjerrjen në pah të mangësive, me qëllim ndreqjen e tyre, gjetjen e metodave më rezultative për të goditur krimin, me të gjithë fuqinë që na jep ligji, si edhe rikonceptimin e qasjes ndryshe dhe të një marrëdhënieje të re me qytetarët nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ndaj le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërisht, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushjes së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës.

Bashkërisht jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohemi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranueshme për shoqërinë tonë, kriminaliteti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes”, tha Nano./Opinion.al

Etiketa: mesazhnanopoliciaqytetarëve


Ju sugjerojmë

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Para
Meta kthen ligjin “Për sektorin minerar”: Shkel rëndë Kushtetutën

“Koha e gallatës të marrë fund”,Meta:Ekonomia nuk lihet në dorë të aventurierëve

Shkarkimi i Metës, relatori Kalo pyetje mazhorancës, Kuvendi kërkon 2 orë kohë

Shkarkimi i Metës, relatori Kalo pyetje mazhorancës, Kuvendi kërkon 2 orë kohë

COVID në Kosovë, regjistrohen 5 viktima dhe 318 raste të reja

Covid-19/6 humbje jete dhe mbi 2 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë
















TE FUNDIT

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një projekti të ri për bashkitë e vendit, të quajtur “Rilindja Urbane 2”, ku...

Lexo më shumë

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
24 Qershor, 2026

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së. Gjatë deklarimeve...

Lexo më shumë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}