Aktualitet

Mes viktimave edhe një 33-vjeçare, Covid-19 i merr jetën të resë nga Shkodra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 10/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se, në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me Covid-19 pesë pacientë.

Mes 5 viktimave të shënuara nga Covid-19 është edhe një 33-vjeçare nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë detaje nëse e reja ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, që kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes së saj.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”-njofton ministria.

Gjithashtu u bë e ditur se në 25 orët e fundit janë regjistruar pozitivë me Covid-19, 690 qytetarë, ndërsa po marrin trajtim në spitalet COVID 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar./Opinion.al

Pas