Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mes dhimbjes në familjen e Arielës: Na thanë se djali e donte vajzën tonë, na prenë në besë

2018/01/25 at 8:23 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e studentes/ Vëllai i autorit: Aldisoni dhe Aurela ishin në një lidhje dashurie
 Të gjesh fjalët e duhura për të ngushëlluar familjarët e Ariela Muratit, që u vra të dielën në Tiranë, nuk është vetëm e vështirë, por thuajse e pamundur.

Në shtëpinë përdhese të Pandeli Muratit, në Dukas të Fierit, hyjnë e dalin njerëz për ngushëllim. Në ditën e tretë që ata kanë hapur dyert e mortit, dhimbja sa vjen e shtohet. Arsyeja, siç thonë ata, dhe me të drejtë: “Po na e vrasin vajzën për herë të dytë…”.

Vetë familjarët e studentes 21-vjeçare ende nuk kanë folur rreth asaj që ka ndodhur. Edhe pse ata, më mirë se kushdo tjetër, e dinë të vërtetën, kanë zgjedhur të heshtin. Të heshtin me kokën lart e me sytë e skuqur nga lotët, pasi ndjehen krenarë për vajzën e tyre. Në nderim të jetës së saj, që u ndërpre para kohe, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, por vetëm nga fiksimi i një të riu, shkruan “Panorama”.

Pasi nuk ka asnjë arsye për të justifikuar vrasjen. Asnjë justifikim për të lehtësuar pozitat e autorit, të thëna këto qoftë edhe nga familjarët e tij. Ata kanë folur, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet. Mbase duke dashur të lehtësojnë pozitat e Aldison Belulajt, kanë thënë se ata ishin në një lidhje.

Deklaratë, që mohohet kategorikisht nga familja e vajzës. Madje, edhe nga miqtë e saj apo edhe banorët e fshatit. Por, edhe pse kanë folur gjerësisht për një “dashuri” të refuzuar, siç shprehen ata, askush nga familja e djalit nuk doli publikisht, të dënonte veprimin e 23-vjeçarit.

Apo edhe t’i kërkonte falje familjes, kur s’ka mbetur më asgjë për t’u bërë. Ne e bëjmë. Në bisedë me të afërmit e Arielës, u kërkojmë ndjesë, ndonëse kemi pasqyruar vetëm ato çfarë deklarojnë familjarët e Aldisonit. Ata, me të drejtë, janë irrituar.

Ne i mirëkuptojmë për çdo fjalë të rëndë apo refuzim për të folur rreth asaj që ka ndodhur. Për ata, çdo fjalë e thënë pa u menduar mirë, çdo interpretim i motivit të ngjarjes, është vërtet një vrasje e dytë.

FAMILJARET

Pandeli Murati, babai i Arielës, ka punuar gjithë jetën për t’u siguruar 2 vajzave të tij shkollimin, që ato e kishin me aq pasion. Të dyja me rezultate të shkëlqyera dhe që kishin arritur me forcat e veta të fitonin të drejtën e studimit në Tiranë.

Sot, ai ka mbetur vetëm me vajzën e vogël. E shtrëngon fort në krahë dhe babë e bijë gjejnë ngushëllim te njëri-tjetrin, për mungesën e padrejtë të vajzës e motrës. Babai i Arielës na thotë se ende nuk ka ardhur momenti për të folur. Edhe pse, siç thotë ai, ka shumë për të thënë. Të tjerë pranë tij, të afërm të Arielës, përsërisin vazhdimisht se janë prerë në besë nga familja Belulaj.

“Ata erdhën këtu dhe ne i pritëm. Na thanë se djali e donte vajzën tonë. Por ne folëm në telefon me vajzën dhe ajo na tha se nuk e donte. Si mund të vepronim ne? T’i jepnim vajzën me dhunë? Na kërkuan që djalit të tij të mos i bënim keq për shqetësimet që i kishte sjellë vajzës. I premtuam që atij nuk do i ndodhte asgjë. Por, ama as Arielës nuk do i prekej asnjë fije floku. Ata na e premtuan. Por nuk e mbajtën premtimin. Na prenë në besë. Për këtë arsye nuk bëmë denoncim”, shprehen të afërmit e Arielës.

NE FSHATIN E ARIELES

“Kur Ariela filloi gjimnazin, Aldison Belulaj ishte në vit të tretë. Ajo ishte ende fëmijë. Më pas, ai shkoi në Vlorë të ndiqte studimet. Ndërsa Ariela, pasi përfundoi gjimnazin, filloi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vetëm një vit ata kanë qenë në të njëjtën shkollë. Edhe sikur të mblidhen të gjitha vitet, edhe në distancë, nuk mund të bëhen 4 vjet lidhje. Ky është vetëm një mashtrim i familjarëve të tij, apo edhe ata mund të jenë mashtruar nga djali dhe nuk dinë asgjë. Por e vërteta nuk është kjo. Ariela nuk ka qenë kurrë e lidhur”.

Kështu shprehen banorë e të afërm në fshatin Dukas të Fierit, ku banon familja e studentes 21-vjeçare, që u vra të dielën në Tiranë. Megjithëse jetojnë në fshat, konceptim e dashurisë e njohin ashtu si edhe qytetarët e Tiranës. Dashuria nuk mund të fitohet me dhunë e kërcënime. Këtë e dinë të gjithë, por, mesa duket, autori i krimit ende nuk e kishte mësuar. /Panorama  (Etleva Delia)

 


Etiketa: aldisonAriela Muratipandeli muratiVrasja


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Foto/ Fatmir Hysenbelliu gjobitet nga Policia, ja arsyeja

Foto/ Fatmir Hysenbelliu gjobitet nga Policia, ja arsyeja

Dhuna ndaj deputetit shqiptar në parlament, 10 të dyshuar në bankën e të akuzuarve

Dhuna ndaj deputetit shqiptar në parlament, 10 të dyshuar në bankën e të akuzuarve

Xhani de Biazi takohet me Pacollin, plane për të marrë drejtimin e skuadrës kosovare?

Xhani de Biazi takohet me Pacollin, plane për të marrë drejtimin e skuadrës kosovare?
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}