Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merr peng të fejuarën që e la, 3 vjet burg për 24-vjeçarin 

2016/06/26 at 12:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merr peng të fejuarën që e la, 3 vjet burg për 24-vjeçarin 

Prishja e fejesës nuk është pritur aspak mirë nga një 24­ vjeçar në Tiranë. Për muaj me radhë ai ka mbajtur nën presion ish­-partneren, studente në Institutin Bujqësor, duke i dërguar SMS kërcënuese dhe bërë telefonata ku i thoshte se do ta vriste.


Veprimet e të riut Edison H. kanë kulmuar kur ai ka marrë ish­të fejuarën nga auditorët e shkollës dhe, duke e mbajtur nën kërcënimin e një thike, e ka çuar atë, kundër dëshirës së saj, në një fshat të Tiranës e më pas në banesën e tij në periferi të kryeqytetit. Pak ditë më parë, i pandehuri Edison H. u deklarua i fajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “përndjekjes” dhe “heqjes së paligjshme të lirisë”. Ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, nga e cila përfitoi uljen e një të tretës prej gjykimit të shkurtuar. Referuar vendimit, i pandehuri ishte kallëzuar nga ish­e fejuara e tij për episodin e 9 nëntorit 2015. Referuar kallëzimit të studentes, i pandehuri Edison H. ka shkuar në klasën e saj dhe duke bërtitur, i ka thënë të dilte jashtë.

“Ajo është çuar nga klasa për të mos krijuar skandal në ambientin e Universitetit dhe kur ka dalë jashtë, ka nxjerrë telefonin për të lajmëruar policinë, por i pandehuri ia ka rrëmbyer telefonin nga dora duke e tërhequr nga flokët dhe duke e shtyrë nga shkallët. Kur kanë qenë jashtë, ai e ka tërhequr nga krahët duke i thënë të ecte se ndryshe do të nxirrte thikën dhe do ta vriste”, citonte gjykata. Nën kërcënim, i pandehuri e ka çuar ish­të fejuarën në një fshat të Tiranës.

Pas mbërritjes së një SMS-­je në telefonin e tij nga shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë nr.4, i pandehuri është kthyer në Tiranë, duke i thënë ish­të fejuarës të mos e kallëzonte. Ata kanë kontaktuar dhe me prindërit respektivë, të cilëve u kanë thënë se do kthehen. Përmes një taksie kanë mbërritur në banesën e të pandehurit, ku kallëzuesja është gjendur në një tjetër moment presioni në banesë. Kur kallëzuesja ka tentuar të dalë nga shtëpia e të pandehurit, pasi jashtë saj e priste i ati, Edisoni ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë një thikë, duke i thënë asaj që vetëm e vdekur do të dilte nga shtëpia e tij. Pas këtij momenti, ajo ka shkuar në polici ku ka kallëzuar ngjarjen, duke theksuar se është marrë nga i pandehuri jashtë dëshirës së saj dhe nën kërcënimin e tij. /Panorama



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Seria A, destinacioni i ri i Taulant Xhakës dhe Abrashit 

Seria A, destinacioni i ri i Taulant Xhakës dhe Abrashit 

Ktheni sytë nga qielli, saturni ju dhuron një spektakël të rrallë 

Ktheni sytë nga qielli, saturni ju dhuron një spektakël të rrallë 

Akuza/”Grupi i zjarrit” planifikoi kryengritje në Lazarat 

Akuza/"Grupi i zjarrit" planifikoi kryengritje në Lazarat 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}