Kronikë

Merr flakë banesa në Sarandë, humb jetën 54-vjeçari (Emri)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 16/11/20 |
Al Do

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Viktima është identifikuar si Stefan Kosta dhe sipas policisë ai qëndronte me qira në banesën që u dogj.

Pronari i apartamentit jeton në Greqi ndërkohë ende mbeten mister shkaqet që çuan në përfshirjen nga flakët.

“Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al

Pas