Rajoni

Maqedonia e Veriut bilancin ditor më të rëndë të viktimave nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 16/11/20 |
Al Do

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 40 të vdekur nga COVID-19, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Kjo është shifra më e lartë me të vdekur brenda një ditë që nga paraqitja e virusit në këtë vend, në shkurt të këtij viti.

Numri i përgjithshëm i viktimave të regjistruar me COVID-19 ka arritur në 1.345 persona, shumë prej të cilëve janë nga Shkupi.

Sipas raportit, janë regjistruar 591 persona të infektuar me COVID-19 ndërsa 439 të tjerë janë shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 1.683 mostrave në të gjithë laboratorët publik e privat.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut me koronavirusin e ri janë diagnostikuar 47.636 persona, prej tyre 27.803 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 18.488 persona.

Në klinikën për sëmundje infektive dhe spitalet tjera të vendit janë duke u trajtuar mbi 500 persona, shumë prej të cilëve janë në terapi oksigjeni.

Pas