Kronikë

Akuzohet se përdhunoi të miturën, gjykata liron nga burgu Bajram Tushën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 16/11/20 |
Al Do

Pas 7 muajsh në qelitë e paraburgimit është liruar 72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një minoreneje në Sarandë.

Tusha u arrestua në 21 prill të këtij viti pasi një 17-vjeçare denoncoi në polici se ai e kishte përdhunuar. Ngjarja u komplikua edhe më shumë pasi prindërit e vajzës mohonin që ajo të ishte abuzuar nga Bajram Tusha, i cili rezulton shok i babait të të miturës. Ata pretendonin se këto akuza ishin shpikur nga i dashuri i vajzës të cilin e akuzonin se donte ta rrëmbente atë.

Por e mitura këmbëngulte në dëshminë e saj. Ajo ja kishte rrëfyer historinë e përdhunimit në fillim të dashurit të saj i cili e kishte nxitur që ta denonconte rastin.

Pas marrjes së deklaratës së djalit, dhe pyetjes së vajzës nga psikologu, që në orët e para të hetimit prokuroria nxorri urdhër arresti për Bajram Tushën. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por kjo nuk ka qenë kundër dëshirës së saj.

Gjykata e Rrethit Sarandë e vlerësoi si të vlefshëm arrestin e Bajram Tushës dhe la në fuqi masën e arrestit me burg. Ai kërkoi zëvendësim të masës në korrik, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

Megjithatë, sot Gjykata e Sarandës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Bajram Tushën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Arsyet e vendimin janë ende të panjohura. Tusha tashmë është i lirë ndërkohë që çështja pritet ende të gjykohet. /Opinion.al

Pas