Te Fundit

Merr flakë autobusi në Durrës, policia jep detajet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 07/08/22 |
Opi Nion

Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët në lëvizje e sipër ditën e sotme në lagjen “Nr.15”, në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se autobusi ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në motor.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar pasi pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë.  Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërsa, në vendngjarje ndodhen uniformat blu dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar . Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

Pas