Kronikë

Aksident në aksin Llogara-Orikum, dy të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 07/08/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar ditën e sotme në aksin Llogara-Orikum.

Sipas policisë, një makinë tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit siç mund ta shikoni dhe nga fotoja, është krijuar një radhë e gjatë me makina.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas