Aktualitet

Merkel mbërrin në Rinas, kush e priti kancelaren gjermane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 14/09/21 |
Opi Nion

Ka mbërritur në Rinas avioni i Kancelares gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj, që do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se kancelaria gjermane është pritur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Merkel do të pritet rreth orës 10:20 përmes një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave, nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë për rreth 30 minuta.

Në orën 11:00, delegacionet e të dyja vendeve do të mbajnë një takim bilateral e më pas do të zhvendosen në “Tirana Business Park”, ku pritet të vijnë dhe liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në orën 14:35 është parashikuar dhe konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama me kancelaren, Angela Merkel.

 

 

Pas