Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel kërkon të lirohen gjermanët e arrestuar në Turqi

2017/08/29 at 10:27 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Luftë kundër proteksionizmit/ Kompromisi i dëshiruar brenda G20-s

Kancelarja gjermane Angela Merkel flet për raporte të komplikuara me Turqinë. Në konferencën pas pushimeve ajo u prononcua edhe për Poloninë, refugjatët dhe disa çështje të tjera.


Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon mirëkuptim nga bashkëqytetarët me origjinë turke në Gjermani për veprimet e saj ndaj qeverisë në Ankara. “Unë me shumë dëshirë do të kisha raporte më të mira me Turqinë, por duhet të shohim realitetin”, tha Merkel të martën (29.08) në Berlin, në konferencën e shtypit pas pushimeve të verës. Ajo foli për një “fazë shumë të komplikuar” në raportet gjermano-turke.

Për shkak të arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, ka qenë “për fat të keq” i domosdoshëm edhe riorientimi në raportet me këtë vend, tha Merkel. Përmirësimi i raporteve varet nga “respektimi i rregullave të shtetit juridik”, shpjegoi kryetarja e CDU-së. “Ne nuk shohim momentalisht që kjo po ndodh në Turqi.” Përveç kësaj, ekziston edhe një kërkesë shumë e qartë e qeverisë gjermane që gjermanët e arrestuar për shkaqe politike të lirohen menjëherë.

Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nën masa arresti në Turqi po mbahen 10 persona me nënshtetësi gjermane, ndër ta edhe gazetarët Deniz Yücel dhe Mesale Tolu si dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Steudtner.

Kërkesa e qartë ndaj Varshavës

Jashtëzakonisht e qartë kancelarja ishte edhe ndaj qeverisë në Poloni dhe sjelljes së saj ndaj shtetit juridik. “Kjo është një temë serioze, sepse ndër parimet elementare për bashkëpunim në BE është respektimi i shtetit juridik” tha Merkel. Uniteti i BE-së është shumë i rëndësishëm edhe për shkak të daljes së Britanisë së Madhe, por kjo nuk do të thotë se mund të anashkalohet respektimi i shtetit juridik. Merkel do të dëshironte raporte shumë të mira me Poloninë, sepse raportet me këtë vend fqinj janë shumë të rëndësishme. Por ne nuk mund të mbyllim gojën dhe të mos themi asgjë, për shkak të ruajtjes së qetësisë. Kjo është një prej bazave të bashkëpunimit në BE. Merkel beson se qëndrimet e BE-së do të thuhen shumë qartë në Varshavë edhe gjatë vizitës së Komisionerit Jean-Claude Juncker, të mërkurën (30.08).

Komisioni i BE-së ka kërcënuar me sanksione Poloninë, për shkak të reformës së kontestuar juridike. Ka nisur madje edhe një procedurë për heqjen e të drejtës së votës së saj në nivelin evropian. Por për këtë kërkohet vendimi unanim i vendeve anëtare të BE-së. Në Gjermani po diskutohet edhe për mundësinë e shkurtimit të mjeteve financiare për shkak të mosrespektimit të shtetit juridik. Polonia i ka hedhur poshtë kritikat si të “pabaza”.

Merkel mbron politikën ndaj refugjatëve

Kancelarja foli edhe për politikën ndaj refugjatëve. Ajo kundërshtoi përshtypjet se ka hequr dorë nga politika e saj e mirëseardhjes për refugjatët. Merkel thotë se masat e fundit ndaj refugjatëve janë në frymën e njëjtë si mirëpritja në vitin 2015. Ajo tha se hapja e kufijve në vitin 2015 për refugjatët në nevojë ishte e domosdoshme, për shkak të gjendjes së rëndë humanitare të tyre.

Por tani kërkohen masa të tjera dhe zgjidhje afatgjate. Evropianët mund të jetojnë në siguri dhe mirëqenie, vetëm nëse shikojnë edhe problemet në vendet e tjera dhe përballen me zhvillimin e tyre ekonomik. Merkel përsëriti kritikat ndaj vendeve të BE-së, të cilat kundërshtojnë politikën e shpërndarjes së refugjatëve. Solidariteti nuk do të thotë vetëm të ndihmosh një vend, por duhet të ndihmohen të gjitha vendet. Në këtë rast edhe Italia dhe Greqia, që po përballen më së shumti me valën e refugjatëve ilegalë./ DW



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Neymar tërbon katalanasit për Kutinjon: Nuk do pendohesh që nuk shkove te Barcelona

Neymar tërbon katalanasit për Kutinjon: Nuk do pendohesh që nuk shkove te Barcelona

4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi, 30 gusht 2017

Moti 3-16 korrik/ Temperatura në rritje apo në zbritje?! Ja si do të jenë dy javë në vazhdim!

Parashikimi i motit, ja kur do të bjerë përsëri shi
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}