Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se duhet që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, pasi sipas saj jemi ende në fillimin e pandemisë.
“Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve.
Ajo shtoi se qeveria federale po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale.
Sakaq, Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.
Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, aktualisht në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima./Opinion.al