Aktualitet

Meloni falenderon Ramën për urimin: Lidhja Itali- Shqipëri është historike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 23/10/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka falenderuar kreun e qeverisë Edi Rama për urimin e postit të saj.

Në një postim në “Twitter”, Meloni shkruan se lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që dëshiron ta ruajë.

“Faleminderit Edi Rama. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim Fat!”, shkruan Meloni.

Kujtojmë se kreu i qeverisë, Rama uroi Melonin për detyrën e re si kryeministre e parë grua e Italisë. Ndër të tjera, Rama tha në postimin e tij në “Twitter” se Shqipëria i detyrohet shumë Italisë dhe se me vendin fqinj na lidh një miqësi e vjetër./Opinion.al

Pas