Bota

Melania Trump reagon për zgjedhjet: Çdo votë e ligjshme duhet numëruar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 08/11/20 |
Al Do

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump ka reaguar për herë të parë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Në një postim në Twitter ajo ka bërë thirrje që të numërohen të gjitha votat e ligjshme.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të ndershme. Çdo votë e ligjshme – jo të paligjshmet – duhet të numërohet. Duhet të mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë.”, shkruan bashkëshortja e Donald Trump.

Reagimi i saj në Tëitter, erdhi pasi CNN raportoi se sipas burimeve të tyre, Melania kishtë këshilluar presidentin Trump të pranonte humbjen.

Presidenti Trump nuk e ka pranuar faktin që kandidati democrat Joe Biden i ka fituar zgjedhjet dhe ka paralajmëruar betejë ligjore në disa shtete. /Opinion.al

Pas