Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat turke sulme kundër Haradinaj: Kryeministër pijanec, ka qenë roje në diskotekë

2018/04/04 at 1:23 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat turke sulme kundër Haradinaj: Kryeministër pijanec, ka qenë roje në diskotekë

Pas përplasjes që ka filluar ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të paligjshëm të 6 gylenistëve nga shërbimi sekret turk në Kosovë, i cili u ndihmua edhe nga AKI, mediat pro Erdogan kanë filluar t’i bëjnë portrete Haradinajt.


Gazeta Yeni Akit, ndër të tjera shkruan se AKI e Kosovës është trajnuar nga shërbimi sekret turk MIT, por vëmendje u kushton edhe fëmijëve të politikanëve kosovarë që arsimohen në shkollat e Gylenit.

Përveç djalit të Kryeministrit Haradinaj, Gjinit, edhe fëmijëve të Veselit edhe fëmijët e Ministrit të Ekonomisë Besim Beqajt, shkojnë në shkollat e Gylenit, shkruan gazeta turke e afërt me Erdoganin.

Pastaj në këtë shkrim vëmendje i kushtohet Haradinajt, i cili ishte më i zëshmi kundër rrëmbimit të 6 gylenistëve.

Aty theksohet se Haradinaj, para se të vinte në Kosovë nga Perëndimi, ka qenë roje në diskotekë dhe më pas, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, u bë njëri nga komandantët kryesor të UÇK’së. Ai, shkruan gazeta, është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës.

Po ashtu, Yeni Akit, shkruan se Haradinaj s’ka mundur asnjëherë të fitojë më shumë se 10 përqind në zgjedhje edhe pse në vitin 2004 ia doli të bëhet Kryeministër.. Sidoqoftë entuziazmi kishte zgjatur vetëm 4 muaj. Por, ai, shkruan, Yeni Akit, që nga shtatori i vitit 2017, është bërë edhe një herë kryeministër. “Këtë herë si duket e ka kapluar çmenduria” shkruan tutje gazeta.

Ai, vazhdon shkrimi, edhe në Parlamentin e Kosovës quhet pijanec sepse pi alkohol dhe njihet si Kryeministër i skandaleve. Ndërkohë që përmenden edhe pushimet e Haradinajt në Zvicër, ku thuhet se ka shpenzuar 68 mijë euro, derisa kosovarët po jetojnë në varfëri.

“Kush paguan nuk dihet” shkruan kjo gazetë.

“Kur është pyetur se nga i erdhi shtëpia e tij, ai tha se shokët e luftës ma ndërtuan atë. Por, ai ka edhe një shtëpi tjetër që ia ka lëshuar me qira një klinike turke, për 6 mijë euro. Familja Haradinaj trajtohet në spitale private derisa kosovarët tjerë nuk po mund të gjejnë shërim në spitalet shtetërore” shkruan gazeta.

Më pas gazeta pro Erdogan, i kushton vëmendje edhe deklaratave të Haradinajt rreth religjionit.

“Unë kam lindur mysliman, por nuk e di pse jam mysliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami në jetën time“ citon Yeni Akit Haradinajn.

Po ashtu aty përmendet edhe refuzimi i tij ndaj Erdoganit, duke thënë se nuk e ka vëlla liderin turk.

Kjo gazetë shkruan se në ditët në vijim do të merret edhe me Thaçin e Veselin dhe ish –ministrin Hoxhaj.

Por, aty theksohet se kosovarët e duan Erdoganin për shkak të deklaratave të tij se Kosova është Turqi e Turqia Kosovë, të cilat Erdogan i kishte bërë në Prizren në vitin 2013./Express

Etiketa: mediat turkeRamush haradinaj


Ju sugjerojmë

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Para
VIDEO-LIVE/ Seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit rinis pas tensionit

Gjykata dëgjon protestuesit, pritet vendimi për masat e sigurisë

Këta janë politikanët më të pashëm të Parlamentit shqiptar

Paloka: S'kam thirrur mbledhje për Tahirin, Kuvendi po shkel ligjin

Çështja e Teatrit, Ndrenika dhe artistët në zyrën e Metës

Çështja e Teatrit, Ndrenika dhe artistët në zyrën e Metës
















TE FUNDIT

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
7 Korrik, 2026

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me...

Lexo më shumë

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
7 Korrik, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit u rikthyen sërish mëngjesin e sotëm, pasi Irani qëlloi dy raketa drejt anijeve tregtare. Sipas...

Lexo më shumë

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
7 Korrik, 2026

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}