Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat italiane reportazh për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

2019/04/06 at 7:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediat italiane reportazh për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Me anë të një reportazhi, mediat italiane tregojnë se dhe pas kaq vitesh, viktimat e dhunës seksuale në Kosovë nga ushtarët serbë, janë të dënuara të qëndrojnë në heshtje për shkak të paragjykimeve.


Grateë e përdhunuara gjatë luftës duhet të qëndrojnë “të heshtura” sepse i druhen turpit dhe përbuzjes nga të afërmit.

“Në Kosovë çdokush ka një histori të tijën për të treguar. Disa vjet pas përfundimit të luftës, cilido mund të kujtojë torturat, ekzekutimet në masë, zjarrvëniet e varret e përbashkëta. Por në Kosovë ka dhe histori që dhe sot e kësaj dite është vështirë për të folur.

‘Atë mëngjes ndodhesha në shtëpi me tre vajzat e mia kur erdhën ushtarët serbë. Ishin katër, dy policë dhe dy paraushtarakë. Më pyetën se ku ndodhej bashkëshorti im duke më thënë se ai ishte pjesë e UÇK-së – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Filluan të talleshin me mua duke më pyetur se çfarë bëja vetëm në shtëpi. Më pas më ofenduan duke u bërë gjithnjë e më të dhunshëm. Deri kur njëri prej tyre më sulmoi.

Kur e kuptova atë që do të ndodhte u largova në një dhomë tjetër, sepse nuk doja që vajzat e mia të shihnin. Dy prej tyre më ndoqën, dhe njëri nga ata nisi të më prekte. Unë bërtisja dhe dëgjoja vajzat e mia që qanin. Më pas erdhën dhe dy të tjerët. U përpoqa të arratisesha, por më goditën dhe humba ndjenjat. Vajza më e madhe ishte katër vjeç. Dhe që nga ajo ngjarje vuan nga kriza epilepsie. Dhe sot e kësaj dite unë nuk e di nëse ajo e ka kuptuar atë që ndodhi, nuk kemi folur asnjëherë për atë ditë’.

Rrëfimi i kësaj gruaje që takuam në një fshat në jug të Kosovës, është i ngjashëm me atë të shumë të tjerave. Askush nuk e di numrin e saktë të këtyre viktimave por mendohet të jenë me mijëra.

Për momentin është arritur një rezultat i rëndësishëm, pasi përdhunimi është pranuar si një krim lufte. Për këtë arsye viktimat dëmshpërblëhen në formën e një pensioni mujor prej 230 eurosh në muaj.

‘Atë ditë bashkëshorti im u vra nga serbët. Dhe unë u gjenda e vetmuar me tre vajzat e mia dhe me një secret për të ruajtur deri në fund të jetës. Disa gra nisën të tregonin atë që iu kishte ndodhur, por njerëzit filluan të talleshin me ‘to. Ja ajo që e kanë përdhunuar serbët – thonin. Sikur të kishte qenë faji ynë për atë që kishte ndodhur. Di për historinë e një gruaje e cila disa javë më parë i tregoi motrës së saj se e kishin përdhunuar. Dhe tani motra e saj nuk i flet më. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe akoma nuk mund të flasim për atë që ka ndodhur, as me familjarët tanë.’

Për gratë që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale nga serbët në Kosovë, ka pasur heshtje që në fillim. Për to nuk kanë folur as organizatat humanitare, as ushtarët e forcave shumëkombëshe të paqes dhe as gazetarët. Por prej disa vitesh ka persona që punojnë për të identifikuar këto viktima dhe për t’i ndihmuar, sipër shembull shoqata për gratë mjeke në Gjakovë.

Fehmije Lushza, Asistente mjekësore pohoi se:

“Shkojmë në çdo shtëpi për të treguar punën që bëjmë. Shpjegojmë se ka një qendër ku gratë mund të shkojnë dhe të flasin për problemet e tyre dhe ne i presim këtu. Zakonisht vijnë me një justifikim tjetër duke thënë se kanë pësuar një traumë gjatë luftës. Por gjithnjë flasin vetëm për vdekjen e bashkëshortit të tyre, apo djegien e shtëpisë.”

Akoma sot vështirësia më e madhe për këto viktima është turpi dhe frika se mos i largojnë nga familja

“Para se të na tregojnë historinë e tyre ato thonë gjithnjë të njëjtën gjë: A do ta marrë vesh njeri? Kanë terrorin se mund të merret vesh që kanë qenë viktima të përdhunimeve. Anonimiteti për ato është thelbësor. Për këtë arsye përveç mbështetjes psikologjike, dhe ndihmës në procedurat për përfitimin e pensionit, I ndihmojmë dhe të kërkojnë një punë. Apo dicka që mund t’I justifikojë para familjeve të tyre, për paratë që marrin cdo muaj. Pas shumë vitesh dënimi me heshtje për këto gra nuk ka përfunduar akoma.” thotë asistentja mjekësore./Opinion.al

Etiketa: kosovemediatreportazh


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Peristeri tregon se 24 orë pas dasmës ku këndoi, dhëndri e kërkoi për nuse

Peristeri tregon se 24 orë pas dasmës ku këndoi, dhëndri e kërkoi për nuse

Putin dhe Erdogan takim për vendimin e SHBA

Erdogan kundër SHBA-së, zgjedh sistemin mbrojtës raketor të Rusisë

Çfarë është “përgjumja pranverore” dhe cilat janë simptomat e saj?

Çfarë është “përgjumja pranverore” dhe cilat janë simptomat e saj?
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}