-Shëndeti

Çfarë është “përgjumja pranverore” dhe cilat janë simptomat e saj?


               Publikuar në : 20:16 - 06/04/19 |
xhu lia

Ndryshimi i stinëve, pra kalimi nga dimri në stinën e pranverës duket se shoqërohet me disa luhatje në gjendjen fizike dhe psikologjike të njerëzve.

Disa nga simptomat që sjellë rritja e temperaturave kanë të bëjnë me përgjumjen apo konfuzionin. Por sipas mjekëve specialist këto reagime të trupit janë normale gjatë ndryshimit të stinëve. Në një intervistë për ABC News mjekja psikiatre Ariana Reli është shprehur:

Ndryshimet stinore sjellin ndryshime të përshtatjes në organizëm. Pranvera njihet nga populli, ndërrimi i gjakut, çelin pemët dhe i bën njerëzit më apatikë, dobësi e përgjithshme në organizëm, shenjat e ankthit, përgjumje, tendencë për të hequr dorë nga aktivitetet. Në këtë sezon hasen shumë alergjitë”.

Sipas Relit të gjitha grupmoshat janë të ndjeshme, por më shumë ndihet tek moshat aktive. Këtë ndryshim duket se e vuajnë më tepër gratë në raport 1 me 8, sepse ato e verbalizojnë më tepër problematikën e tyre. Mjekja ka dhënë gjithashtu edhe disa këshilla për ta kapërcyer sa më lehtë këtë gjendje.  

“Për ta kaluar sa më thjesht dhe pa shkuar te mjeku për medikamente, mirë është që të përdoret ushqim i shëndetshëm, aktivitet fizik, si dhe jeta sociale e cila do na mbajë larg kësaj gjendjeje që përpiqet të instalohet”,-përfundon ajo.

 

Pas