Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media belge: Shqipëria e kanibalizuar nga hashashi. Ja pse hesht BE-ja

2018/01/03 at 11:01 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Media belge: Shqipëria e kanibalizuar nga hashashi. Ja pse hesht BE-ja

Në datën 1 janar media belge ‘Lecho.be’ i ka dedikuar një artikull të gjatë situatës së kanabisit në Shqipëri të cilin e titullon: “Shqipëria, një vend i kanibalizuar nga kanabisi”.


“Duke e konsideruar si një shtyllë të “stabilitetit rajonal”, Shqipëria e Kryeministrit Edi Rama ka qenë prej kohësh një “nxënës i mirë evropian” në Ballkan. Megjithatë, që nga viti 2014, prodhimi i drogës dhe trafikimi kanë shpërthyer”, shkruan media belge.

Autori i shkrimit i kushton vëmendje operacionit të policisë në Lazarat, për të cilin thotë se erdhi si produkt i presionit të ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit Edi Rama.

Aty u shkatërrua “kryeqyteti evropian i kanabisit” me fitime që shkonin në 4.5 miliardë euro, ose sa një e treta e PBB-së së Shqipërisë. Por çuditërisht shkruan ‘Lecho.be’ aksioni në fjalë ishte edhe pikënisja për një kultivim masiv që do të përfshinte të gjithë territorin.

“Ky operacion shumë i publikuar kishte pasoja të padëshiruara: prodhimi u përhap shpejt në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga Guardia di Finanza, 753,000 bimë u shkatërruan në vitin 2016, kundrejt 46,000 në vitin 2014 dhe ekspertët pajtohen se shkatërrimi prek një mesatare prej vetëm 10% të zonave të kultivuara. Fshatarët braktisin tokat e tyre masive, duke preferuar të punojnë në këto plantacionet ku marrin 20 euro në ditë, pothuajse trefishin e pagës mesatare. Në fakt, prodhimi pastaj eksportohet masivisht në Itali dhe, në një masë më të vogël, në Greqi”, nënvizohet në shkrim.

Më tej shënohet se historia e kultivimit të kanabisit në Shqipëri është shumë e vjetër dhe brenda saj janë të inkuadruara intriga të dy palëve me më shumë influencë në politikë.
“Kultivimi i kanabisit është një histori e vjetër, e cila ka qenë gjithmonë shumë politike, ndërkohë që vendi karakterizohet nga një rivalitet i fuqishëm ndërmjet Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS). Dy grupet kryesore kanë secilën fusha rajonale të vendosura mirë të ndikimit”, shkruan ‘Lecho.be’ .

Media belge i bënë jehonë edhe arrestimit të anëtarëve të klanit të Habilajve në Itali dhe lidhjeve të tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Në nëntor, Moisi Habilaj, një kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për drejtimin e një bande te trafikut masiv të armëve dhe drogës është arrestuar ne Sicili. Sipas përgjimeve, Saimir Tahiri, i cili u shkarkua në pranverë, ka pasur marrëdhënie të ngushta me grupin. Shume shpejt rasti “Habilaj-Tahiri” u bë një skandal dhe kryeministri Edi Rama ishte i dyshuar se ka mbyllur sytë mbi këtë trafik dhe më e keqja ta ketë kontrolluar atë”, theksohet në këtë artikull.

Një pjesë e veçantë në shkrim është ndërtuar mbi lidhjet e Tahirit me Orest Sotën, me një biznesmen 25-vjeçar, në makinën e të cilit u gjet mbi 800 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese të ish-ministrit.

“Prokurori i Përgjithshëm i bëri thirrje për arrestimin e Saimir Tahirit, për të cilin kolegët e tij socialiste refuzuan të heqin imunitetin e tij parlamentar, pavarësisht nga zbulimi në fillim të nëntorit, i dy patentave detare me emrin e tij dhe 863,000 euro në para të gatshme në bordin e makinës së fëmijës se një kontraktori pranë PS”.

‘Lecho.be’ shkruan për stoqe të mëdha me drogë në Shqipëri dhe e justifikon heshtjen e ndërkombëtarëve për këtë problem me nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Theksi vendoset edhe tek prezenca e shtuar e FBI apo agjencive ligj zbatuese evropiane në vendin tonë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu për ‘peshqit e mëdhenj’.

“Pavarësisht nga rritja e problemit, qeveritë perëndimore kanë preferuar të heshtin për të shmangur dobësimin qeverinë se Edi Ramës, pasi shihet si një garantues i “stabilitetit rajonal”, sidomos në çështjen e shqetësimit kryesor të Kosovës në Ballkan për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Artikulli mbyllet duke argumentuar se bandat shqiptare e kanë shtuar aktivitetin e tyre kriminal, duke u orientuar tashmë drejt drogave të forta, si kokaina dhe heroina. Gjithashtu theksohet se mafia shqiptare po kontrollon tregun njëjtë si ‘homologët’ e tyre italianë nga Sicilia.

lajmi ne origjinal: https://www.lecho.be/actualite/tablet/L-Albanie-un-pays-cannibalise-par-le-cannabis/9967954

Etiketa: beedi ramaheshtjeKanabisLecho.beshqiperi


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Aksidenti tragjik, shuhet familja: Mes viktimave 2 fëmijë

Aksidenti tragjik, shuhet familja: Mes viktimave 2 fëmijë

Kush po i kthen simbolet e komunizmit në Tiranë? Studiuesi: Të hiqet urgjent emertimi “21 Dhjetori”

Kush po i kthen simbolet e komunizmit në Tiranë? Studiuesi: Të hiqet urgjent emertimi “21 Dhjetori”

Video/ Si po rrezikohet rrapi 560 vjeçar, monument kulture

Video/ Si po rrezikohet rrapi 560 vjeçar, monument kulture
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}