Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më në fund, Patozi mposht Bashën?

2019/04/26 at 10:24 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Më në fund, Patozi mposht Bashën?

Eltion Meka*/ Ekziston një paragjykim paradoksal në politikën shqiptare. Vetëm PD dhe PS kanë të drejtë të udhëheqin vendin. Për arsyen se partitë e tjera nuk kanë ‘histori’, janë të ‘vogla’, janë ‘kllienteliste’ janë pa ‘ideologji’ etj. Këto opinione i janë drejtuar shpesh herë partisë së vetme opozitare të krijuar nga hiçi dhe me peshë politike, LSI-së—pra, parti pa ‘histori’, e ‘vogël’, ‘klienteliste’ dhe pa ‘ideologji’. Por, si mund të ekzistojë ideja që vetëm disa parti kanë të drejtë të mbajnë fronin në një demokraci ku problemi kryesor që ka penguar  zhvillimin e saj është mungesa e përfaqësimit politik? Atëherë, si mund të jetë qeverisja e drejtë e vetëm dy partive,kur këto dy parti nuk kanë arritur të përfaqësojnë asnjë grupim politik?


Çuditërisht, një nga personat që ka kritikuar lëvizjen e fundit të Astrit Patozit për krijimin e një partie të re të quajtur Bindja Demokratike është vetë ish-ministri i drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani, i cili është shprehur se kjo parti po krijohet për t’i ‘dhënë pak oksigjen qeverisë’. Unë jam i bindjes se LSI nuk mund të cilësohet më si një parti e vogël por si pjesë e ‘tepsisë politike’. Dhe duke pasur parasysh qëndrimin e përbashkët opozitar me PD-në, kuptohet pse Manjani është shprehur në këtë mënyrë. Por ironia nuk i humbet askujt, sepse vetëm disa vite më parë ka qenë vetë LSI ajo që sulmohej në të njëjtën mënyrë për shkak se ishte një parti e re dhe e vogël.

Edhe komentatorë mjaft të njohur si Fatos Lubonja janë shprehur në të njëjtën mënyrë duke thënë se ‘lëvizja e re opozitarë është një instrument i qeverisë, që i shërben vetëm Edi Ramës.’ Më tutje, Lubonja shprehet se kjo lëvizja e re ka zgjedhur një moment të gabuar dhe se nuk do të ketë sukses. Edhe pse qëndrimet e Manjanit apo Lubonjës mund t’i shërbejnë interesave të tyre të ngushta, ka pak rëndësi sepse ato qëndrime kanë si qëllim formimin e opinionit publik. Dhe si rrjedhojë, këto qëndrime fillojnë të reflektohen dhe në opinionin publik. Pra, pavarësisht se këto qëndrime mund të jenë plot ironi apo me mungesë arsyetimi ato ndikojnë në opinion publik dhe se si gjykohen qëllimet e kësaj partie të re.

Mora këto dy shembuj për të ilustruar një fenomen më të gjerë të demokracisë tonë ku retorika politike ka vetëm një synim—të krijojë përçarje për të zvogëluar numrin a partive në tepsinë politike. Unë e kam të vështirë të gjykoj Bindjen Demokratike si një instrument të Edi Ramës sepse në mungesë të një përgjimi e cila do vërtetonte diçka të tillë, po flasim për teori konspirative. Jo se diçka e tillë nuk është e mundur, por sepse kur kemi mjaft informacion të ditur i cili mund të na çojë në një konkluzion tjetër, përse të mos e përdorim. Në mendimin tim, situata aktuale shpjegohet më qartë nëpërmjet vendimeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit se sa të Edi Ramës.

Duke përdorur një shprehje popullore, Basha i ka bërë gropën vetes, dhe tashmë po groposet. Nëse Bindja Demokratike arrin të grumbullojë emra të njohur dhe tashmë të larguar nga PD si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami ose Genc Ruli, atëherë kjo parti do arrijë të bëjë një opozitë të mirëfilltë jo vetëm kundrejt qeverisë, por edhe kundrejt partive të tjera opozitare. Dhe nën këto rrethana mund të themi se çdo vendim i opozitës deri tani ka qenë i gabuar. Pra, PD ka gabuar kur ka detyruar largimin nga partia të disa nga emrave më të njohur, opozita ka gabuar kur ka djegur mandatet, dhe ka gabuar duke mos parashikuar se mandatet bosh do rimbusheshin nga listat e tyre. Me fjalë të tjera, situata aktuale ka dalë jashtë kontrollit të opozitës, dhe lindja e Bindjes Demokratike vjen si pasojë e vendimeve të Bashës dhe Kryemadhit.

Ajo që mahnit dhe mbase është e pabesueshme për mbështetësit e PD-sëështë mundësia se nën rrethanat aktuale Bindja Demokratike mund të kthejë PD-në në një parti të vogël. Diçka e tillëështë pak e vështirë të konceptohet në rastin shqiptar sepse ‘vetëm dy parti kanë të drejtë të qeverisin.’ Por nuk është aspak e çuditshme që PD të humbë rolin e saj historik në situatën aktuale. Politika e zonës ish-komuniste ka treguar se parti më të mëdha se PD-ja, më ideologjike se ajo, dhe më historike se ajo janë shpërbërë dhe në disa raste janë zhdukur nga tepsia politike. Mjafton të përmendim Partinë Demokratike Qytetare të Çekisë e cila kaloi nga partia më e fuqishme e viteve 1990 në një nga partitë më të vogla, vitet e fundit. Ose Aleanca Demokratike e Majtë e cila dominoi politikën Polake gjatë viteve 1990, por nuk arriti të fitojë asnjë mandat në zgjedhjet e 2015.

Si një studiues i shkencave politike, dhe më saktësisht si dikush që ka studiuar demokratizimin dhe sistemet partiake të zonës ish-komuniste, e shikoj situatën aktuale në vend me shumë pozitivitet. Nuk mendoj se ka pasur një rast më të mirë se ky ku sistemi partiak mund të shkundej nga brenda. Nuk ka pasur një rast më të mirë për t’i dhënë politikës shqiptare një restart. Nuk ka pasur një rast më të mirë për të detyruar partitë politike që të mos marrin asgjë të mirëqenë. Dhe nuk ka pasur rast më të mirë për t’i treguar partive politike se çdokush ka të drejtë të qeverisë. Shpresoj vetëm që Bindja Demokratike të arrijë të shfrytëzojë këtë mundësi në maksimum!/*Pedagog i shkencave politike, Opinion.al



Ju sugjerojmë

Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Para
Shqipëria e prekur nga skllavëria moderne, Britania premton miliona paund

Shqipëria e prekur nga skllavëria moderne, Britania premton miliona paund

Rama në Shkodër, protestuesit bllokojnë rrugën dhe djegin goma

Rama në Shkodër, protestuesit bllokojnë rrugën dhe djegin goma

Një partnere si Kylie Jenner, festa gjigante për ditëlindjen e të dashurit

Një partnere si Kylie Jenner, festa gjigante për ditëlindjen e të dashurit
















TE FUNDIT

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Shtator, 2025

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se  vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin....

Lexo më shumë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
2 Shtator, 2025

Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com