Aktualitet

Rama në Shkodër, protestuesit bllokojnë rrugën dhe djegin goma


               Publikuar në : 10:32 - 26/04/19 |
b.f

Anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme do të zhvillojë takime dhe aktivitete në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe.

Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi sipas tyre e ka persekutuar këtë qytet. Në krye të protestës ka qenë ish-deputeti Flamur Noka, ndërsa në Urën e Bunës janë djegur edhe goma.

“Sot janë qytetarët për të protestuar dhe për të ndaluar ardhjen e tij. Ai sot nuk është kryeministër i Shkodrës dhe i Shqipërisë. Siç kemi bërë me dije opozita është në protesta deri në largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira. Sot Shqipëria është peng i një bande”, ka thënë Flamur Noka nga protesta./Opinion.al

Pas