Bota

Me lot në sy, Mbreti Charles III largohet nga Kështjella Balmoral



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 09/09/22 |
Opi Nion

Mbreti Charles III ka udhëtuar drejt Londrës ku dhe do të mbajë fjalimin e parë ndaj kombit si monark i ri këtë mbrëmje.

Mbreti dhe bashkëshortja e tij mbretëresha Camilla janë fotografuar teksa largoheshin nga Kështjella Balmoral. Në fotot e publikuara, mbreti Charles III është shfaqur i përlotur për humbjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

I veshur me një kostum të zi dhe kravatë, mbreti Charles hipi në një aeroplan nga Aeroporti Aberdeen për në kryeqytet. Ai zbarkoi në RAF Northolt dhe do të takohet me kryeministren Liz Truss këtë pasdite, përpara se të mbajë një fjalim televiziv para kombit në orën 18:00.

Charles tashmë ka marrë detyrat e tij si monark, pavarësisht pikëllimit për humbjen e nënës së tij. Ai dha urdhër për një periudhë të “Zisë Mbretërore” për Mbretëreshën që do të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të saj.

Zia mbretërore do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale.

Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret të shtunën, gjatë një takimi të Këshillit të Trashëgimisë në Londër, tha në një deklaratë Buckingham Palace.

 

Pas