Bota

Video/ Me litarë dhe dronë, policia asgjëson 4945 bimë kanabisi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 13/08/22 |
Opi Nion

1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër janë përfshirë në një aksion kundër kultivimit të narkotikëve. Bëhet me dije se janë asgjësuar 4945 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në zona të thella malore dhe të pyllëzuara.

Gjatë kontrolleve janë përdorur edhe 32 dronë, për të kontrolluar territorin, nga ajri, ndërkohë që bimët narkotike janë asgjësuar me djegie.

“Gjatë kontrolleve, shërbimet policore janë përballur me terrene të vështira malore, prandaj është dashur ndërhyrja e punonjësve të FNSH-së, të cilët kanë zbritur me litarë, për të asgjësuar bimët narkotike”, bën me dije policia duke shtuar se gjatë kontrolleve në terrene mjaft të vështira, në zona malore, në të gjithë vendin janë konstatuar raste të kultvimit të bimëve narkotike në parcela të vogla, që varionin me 25 deri në 90 bimë. Konkretisht në qarkun Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike, në qarkun Lezhë 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis”, thuhet në njoftimin nga policia.

Policia bën me dije se kontrolli masiv i territorit do të vijojë çdo javë, me qëlllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike./Opinion.al

Pas