Bota

Cili është autori i sulmit ndaj Salman Rushdie, shkrimtari rrezikon njërin sy



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 13/08/22 |
Opi Nion

24-vjeçari Hadi Matar, nga Nju Xhersi është arrestuar menjëherë nga policia, si autori i sulmit me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.

Ndërsa shkrimtari ishte duke mbajtur një fjalim në Nju Jork, i riu që ndodhej mes turmës është ngjitur në podium duke e goditur disa herë me thikë. Pavarësisht ndërhyrjes së personave të tjerë largimi I tij ka qenë i vështirë.

“Autori i sulmit ndaj Salman Rushdie quhet Hadi Matar, 24 vjeç, nga Neë Jersey, dhe ai hyri në ngjarje si të gjithë spektatorët e tjerë”, tha policia në një konferencë për shtyp duke sqaruar dinamikën e sulmit. Sulmuesi u hodh në skenë dhe e goditi Rushdie disa herë, në qafë dhe në bark. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve thuhet se 5 persona ndërhynë dhe tërhoqën me forcë sulmuesin derisa u arrestua nga policia.

“U deshën pesë burra për ta tërhequr atë dhe ai ende po godiste me thikë. Ai ishte thjesht i tërbuar, i tërbuar…”, tha njëra prej dëshmitareve.

Sipas agjentit të shkrimtarit Andreë Wylie, Rushdie ndodhet tashmë në spital ku pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë mbetet në intubim dhe rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy./Opinion.al

Pas