Moderatorja e njohur Klea Huta nuk e pranoi as nuk e mohoi lidhjen e dashurisë me Elgit Dodën. Por dyshja e njohur janë fotografuar nga Prive në jug në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sipas mediave ata mesa duket po shijojnë ditët më të bukura të lidhjes së tyre. Por edhe e mbështesin njëri-tjetrin nga ana profesionale kjo i shton edhe me tepër dyshimet për lidhje mes tyre.

Klea tashmë në profilin e saj në Instagram, plus këngës së saj, ka shtuar edhe këngën e re të Elgitit “Ndjenjë” në bashkëpunim me Dario Zelën.

Në hapësirën dedikuar vetes, Klea ka edhe një vend për Elgitin. Epo nëse kjo nuk është dashuri, çfarë është?















