InstaBIZ

Me këtë koment Stewart tregon marrëdhënien që ka ruajtur me Pattinson


               Publikuar në : 18:33 - 11/09/19 |
xhu lia

Ata u bënë të njohur dhe shumë të dashur për publikun pas sagës së filmave “Twilight”. Gjithashtu historia e tyre e dashurisë pas sagës së filmave i bëri edhe më të njohur çiftin Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

Por vetëm pak kohë pasi kishin publikuar lidhjen e tyre, çifti i njohur u nda. Ndonëse mendohej se marrëdhënia e tyre pas ndarjes ishte e nderë, komenti më i fundit i aktores së njohur për ish-partnerin e saj duke zbuluar se mes tyre është ruajtur një marrëdhënie miqësore.

Gjatë një interviste për mediat huaja Stwart u shpreh entuziaste që Pattinson do të mishërojë personazhin e ‘Batman’:  

“Mendoj se ai është i vetmi që mund ta luajë atë rol. Jam shumë e lumtur për të. Jam shumë shumë e lumtur për këtë gjë. Kur e dëgjova lajmin mendova menjëherë që kjo që po ndodh është e mrekullueshme”, –ka thënë aktorja e njohur./Opinion.al/

Pas