Sport

Gafa me himnin në ndeshjen ndaj Francës, spikeri: S’kam fjetur gjumë…


               Publikuar në : 18:44 - 11/09/19 |
Opi Nion

Ndeshja ndaj Francës nuk do të mbahet mend vetëm për humbjen e thellë të kombëtares, por dhe për gafat që u bën në “Stade De France” ndaj himnit dhe tifozëve shqiptarë.

Lidhur me këto ngatërresa, Franca zyrtare i kërkoi ndjesë Shqipërisë duke theksuar se ishte një gabim njerëzor.

Por, kush ishte personi i cili ngatërroi Shqipërinë me shtete të tjerë?

Quhet Frank Stanislas Andre Barzhin, mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”. Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë, prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animtorit të impiantit më të madh.

Ai është shprehur gjatë një interviste për “L’Equipe”, se; “Nuk kam fjetur dy netë dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari./ Opinion.al E.Xh.

Pas