Te Fundit

Qëlloi me armë në spital, Arda Turan dënohet me 2 vite e 8 muaj burg


               Publikuar në : 19:44 - 11/09/19 |
Opi Nion

Arda Turan ish-futbollisti i Barcelonës dhe Atletikos së Madridit është dënuar me 2 vite 8 muaj burg, pasi u përfshinë një konflikt me këngëtarin Berkay Sahin.

Mësohet se këngëtari Sahin u konfliktua me futbollistin pasi ky i fundit i kishte fyer gruan. Ata u përleshën në një lokal, ku Sahin mbeti i plagosur dhe shkoi në spital për të mjekuar hundën e cila i ishte thyer.

Në këto momente në ambientet e spitalit ka mbërritur i armatosur Turan, dhe ka qëlluar disa herë në spital. Kjo ka bërë që lojtari i cili aktualisht është në radhët e Instanbul Basakesir, të shpallet fajtor për armëmbajtje pa leje, me rrethana rënduese me qëllim për të frikësuar dhe shkaktuar panik.

Kujtojmë që përplasja më këngëtarin, nuk është incidenti i parë ku ish-kapiteni i kombëtares turke është përfshirë. Kohë më parë ai kërcënoi një gazetar dhe më pas shtyu një arbitër anësor, për të cilin u skualifikua 16 ndeshje për të mos luajtur./ Opinion.al E.Xh.

Pas