Aktualitet

Me hanxhar dhe thika,sherr mes një familjeje shqiptare dhe një grupi tunizianësh në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 05/01/23 |
Opi Nion

Një sherr është regjistruar në Livorno të Italisë mes një familjeje shqiptare dhe disa tunizianëve.

Mediat italiane duke iu referuar disa dëshmitarëve, shkruajnë se disa persona, që thuhet se ishin tunizianë, kanë shkuar në shtëpinë e familjes shqiptare të respektuar në zonë, dhe me thika apo hanxhar në dorë i kanë kërcënuar ata.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent dhe karabinierët, por agresorët ishin arratisur.

Pasi u morën në pyetje dëshmitarët policia nisi hetimet për rastin.

Pas