Kronikë

Video/Aksidenti me 3 të vdekur, pamjet dramatike, çfarë ka mbetur nga 2 mjetet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 05/01/23 |
Opi Nion

Këto pamje tregojnë atë se çfarë ka mbetur pas aksidentit tragjik me tre të vdekur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Arbrit.

Dy automjetet tip Benz, njëra prej të cilave e shkatërruar tërësisht, janë hequr mëngjesin e së enjtes nga vendngjarja.

Ato kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës në vendin e konsideruar “skenë krimi” për shkak të errësirës mbrëmjen e së mërkurës dhe pamundësisë së ekspertëve për të kqyrur plotësisht vendngjarjen.

Mëngjesin e sotëm, hetuesit e policisë u rikthyen në vendin e përplasjes së dy mjeteve ku bënë edhe njëherë kqyrjen e vendit të aksidentit, fotografimin e skenës dhe rindërtimin e dinamikës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të urës Qeranecit. Në aksidentin tragjik humbën jetën 3 anëtarë të një familje dhe u plagosën 4 të tjerë.

Të vdekur:

Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç(Maqellarë – Dibër)

Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç(Maqellarë – Dibër)

Lulëzime Istrefi(Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:

Mërgim Lazri– 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

Edison Lazri– 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

Firuze Istrefi – 56 vjeç(Maqellarë – Dibër)

Kadrie Markeçi– 19 vjeç (Shupenzë -Dibër)

Pas