Kronikë

Me drogë në çantën e krahut,28-vjeçari s’i bindet “Shqiponjave”,arrestohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 10/06/21 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar me iniciale G. B. (T) është vënë në pranga nga policia pasi gjatë kontrollit iu gjetën 11 doza kanabis.

Po ashtu i riu nuk i është bindur policisë për të ndaluar duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik efektivët kanë gjetur lëndën narkotike në çantën e krahut.

28-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin G. B. (T)., 28 vjeç, banues në Fier.

Në vendin e quajtur “Ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.  

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia./Opinion.al

Pas