Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më dha një teke raki dhe më çoi te kanali”/ U gjet i djegur, 37-vjeçari me aftësi ndryshe akuzon bashkëfshatarin për abuzim seksual

2024/09/24 at 9:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më dha një teke raki dhe më çoi te kanali”/ U gjet i djegur, 37-vjeçari me aftësi ndryshe akuzon bashkëfshatarin për abuzim seksual

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi familjarët e një 37-vjeçari me aftësi ndryshe, pretendojnë se ky i fundit është abuzuar seksualisht nga një 48-vjeçar, fshatar i zonës, afër një kanali vaditës në fshatin Biçukas. Familjarët dhe vetë viktima e abuzimit të pretenduar shprehen se 37-vjeçari është hedhur brenda në kanalin që kishte marrë flakë.


Për fat, 37-vjeçari i djegur rëndë u shpëtua nga një fshatar i zonës, por gjymtyrët e tij janë karbonizuar.

Dëshmitari: Ishim në shtëpi dhe na merr ky kryeplaku i fshatit, se e ka shtëpinë mu në kodër. Çohu tha, se ka marrë kanali afër misrit tat zjarr. Vajta atje unë, ndalova, afrohem aty afër, shoh unë zjarri kishte ik…ky veç, kur del nga kanali këndej, del dhe më bie mua përpara këmbëve…Kush je, re? Nuk kthente përgjigje …E mora pastaj shoku, e futa në makinë, e çova atje në Divjakë. Ishte djegur keq për Zotin, po thuaj shyqyr që qëllova unë aty, e mora.

Pas më shumë se 20 ditësh, kanali është pastruar nga komuna dhe gjurmët se çfarë ndodhi pasditen e 2 shtatorit, janë zhdukur.

Vëllai i viktimës: Ja këtu ka qenë vendi i ngjarjes.

Gazetari: Ishte shumë zjarr ëëë…,mori i gjithë kanali.

Punonjësi i pastrimit: Po mori, iku zjarri deri tek ura, derisa e fiku zjarrfikësja…

Vëllai i viktimës: O vëlla! E di, se në çfarë gjendje ka qenë këtu?! Po të dalësh matanë urës, e kupton, se çfarë gjendje ka qenë. E di, si është kjo, tani kanë ngelur vetëm ato thërrimet, se ka qenë katastrofë. E di, pse u zbulua kjo ngjarje, që shpëtoi vëllai? Kryeplaku, shikoje misrin, dhe një fshatar, kishte misrin këtu dhe i tha hajde, se po të digjet misri.

Policia e Divjakës fillimisht e regjistroi ngjarjen e 3 shtatorit 2024 si një zjarrvënie, por një ditë më pas dolën pretendimet e tjera.

Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë familjarëve të të abuzuarit, se ky i fundit kishte qenë në shoqërinë e një bujku 48-vjeçar të zonës.

Dëshmitari: Atë ditë kam qenë unë këtu, kur e ka marrë ai shoku (48-vjeçari). Sokoli po rrinte këtu me mua, ishte ulur në karrige, aq ndenji dhe iku me atë. I thashë mos ik, rri këtu.

Të dy janë takuar në një lokal ku kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë dalë veç e veç për t’u takuar në cep të fillimit të autostradës, prej nga kanë ikur të dy me motorr drejt Lushnjes. Sipas dëshmisë së 37-vjeçarit, ata kanë shkuar afër kanalit, ku bashkëfshatari ka kryer marrëdhënie seksuale me të riun e më pas e ka shtyrë brenda kanalit të Bicukës që ishte në flakë.

Gazetari: Sa kohë kishe, që e njihje 48-vjeçarin?

Viktima: Dy muaj s’i pati mbush, dy muaj…

Gazetari: Si u takuat?

Viktima: Aty në lokal, hajde të të jap një gotë raki, se ka prurë peshk kanali dhe vajta unë në Biçukas…

Gazetari: Po çfarë muhabeti të bënte atje(tek lokali) ai?

Viktima: Do vish të kapim peshk më thonte, vetëm kaq.

Gazetari: Po nga lokali, pse dolët veç e veç juve?

Viktima: Po ashtu tha ai, ikim veç e veç, që mos na ashtu, se na njohin robt tha…

Gazetari: Kush doli i pari nga lokali?

Viktima: Unë!

Gazetari: Edhe ku vajte?

Viktima: Dola një çikë më para, pastaj doli ai, doli ai, më mori dhe ika…

Gazetari: Ku vajtët?

Viktima: Në fillim fare ne ikëm në Lushnje. Kur u kthyem pastaj nga Lushnja, më çoi tek kanali.

Gazetari: E mban mend atë farmacinë, që bletë helme bujqësore?

Viktima: Po, e mbaj.

Gazetari: Si e kishte emrin?

Viktima: Nuk e di mend emrin, por si banesë e mbaj.

Gazetari: Brenda në Lushnjë është ajo? Në qytet?

Viktima: Brenda në Lushnjë.

Gazetari: Po pastaj?

Viktima: Morën helmin dhe më çoi tek kanali, vetëm ne të dy hymë aty.

Gazetari: Ndaluat gjëkundi rrugës ju?

Viktima: Vetëm te një lokal poshtë, që na dha një teke raki.

Gazetari: Po kishte zjarr në kohën kur hytë tek kanali?

Viktima: Po, kishte!

Gazetari: Po si hytë ju në zjarr atje?!

Viktima: Na futi, hajde, se nuk të djeg, tha…do hyjmë më tutje. Ai kastile më çoi atje, për të kry punë…

Gazetari: Po ta tha para ai, që…?

Viktima: Po, ma tha, do ta bëjmë, tha.

Gazetari: Kur ta tha këtë?

Viktima: Kur po vinim këtej nga kanali, kemi qenë vetë të dy, vumë vetë ne, aty më heq b**kët me zor mua ai, më shtriu në tokë dhe ma tjeri…

Gazetari: Sa keni ndenjur tek kanali?

Viktima: Ne kemi ndenjur, s’kemi ndenjur dy minuta.

Gazetari: Çfarë mban mend ti atë ditë?

Viktima: Kaq mbaj mend! Vetëm, kur u dogja pastaj, më dha të shtyme me shkelm te zjarri, se më shtyti mu, këtu, më gjuajti me shkelm këtu.

Gazetari: Po si u ngjite lart nga kanali në zjarr?

Viktima: U ngjita këmbadoras, barkas, kap bar me dorë, kap bar me dorë, deri sa u ngjita rrugës. U ngrita në këmbë, më pa ai i zoti i tokës, kur bija unë bam, bam..,O qenka djegur, tha ai, hajde ta çojmë në Divjakë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Fitorja e partive të djathta në BE, Berisha: Rëndësi histori për Shqipërinë dhe të ardhmen drejt Evropës

Shteti Bektashi në Tiranë, Berisha: Skenari erdhi nga Vuçiçi. Propozimi i Ramës, thikë e madhe pas shpine ndaj kombit

Neymar: Askush nuk e meriton “Topin e Artë” më shumë se Vinicius

Neymar: Askush nuk e meriton “Topin e Artë” më shumë se Vinicius

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shtator 2024
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}