Bota

“Më censuruan”, Trump padit Twitter, Google dhe Facebook


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 07/07/21 |
Opi Nion

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ka ngritur padi ndaj tre kompanive më të  mëdha teknologjike, të Google, Twitter dhe Facebook. Trump pretendon se ai është censuruar padrejtësisht prej tyre. Padia e tij shënjestron edhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive.

Ai foli në një konferencë për shtyp në Nju Xhërsi. Ndërkohë që padia është dorëzuar në gjykatën federale të Majamit.

“Ne po kërkojmë t’i jepet fund ndalimeve të dyshimta, frenimit të shprehjes dhe listës së zezë që ju i njihni mirë”, tha ai.

Ky vendim i Trump vjen pasi është pezulluar nga llogaritë e rrjeteve sociale në Janar mbi shqetësimet për sigurinë publike pas përleshjeve në Capitol.

Në padi, Trump kërkon me urdhër gjykate që t’i jepet fund censurimit ndaj tij. Trump shton ndër të tjera se “nëse pezullimi i bëhet një presidenti, atëherë mund t’i ndodhë kujtdo”. Në lidhje me padinë ende nuk ka reaguar asnjë prej kompanive./Opinion.al

Pas