Sociale

Me barkun bosh luan futboll, historia prekëse e Euroditës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:15 - 31/01/21 |
Opi Nion

Në kushte të vështira ekonomike, në një banesë që nuk përmbush nevojat minimale, Eurodita 9-vjeçare jeton ëndrrën për t’u bërë futbolliste.

Historia e vajzës nga Barbullushi është ndarë në rrjetet sociale nga gazetari Senad Nikshiqi, bashkë me apelin për t’i ardhur në ndihmë familjes së saj.

“Eurodita është një engjëll 9 vjeçar, e cila jeton në fshatin Barbullush. Ajo nuk ka as ku të mesoje në banesen e saj dhe as ku të lahet. Për t’u lare shkon herë tek dikush e here te dikush tjeter. Çatia e baneses mund te shembet ne çdo moment ndërsa baraka në foto eshte tualeti i kesaj familjeje. Vajza me emrin e veçantë, jeton ne kushte ekstreme bashkë me nënën e saj dhe babain e vëllanë, që të dy të sëmurë. Te vetmet te ardhura jane kempi dhe ndihma e papërfillshme ekonomike, që nuk i dalin as per buken e gojës, jo me per ilaçe. Gruaja e përlotur është nëna e saj! Eurodita, edhe pse në kushte ekstreme ajo ka nje enderr te madhe, të bëhet futbolliste. Ne pamundësitë e saj ekonomike dhe vështirësitë e jetes qe e kane pjekur para kohe, kjo vajzë shkon dhe stërvitet me ekipin e futbollit të femrave Juban Danja Murlani. Çfare vajze, çfarë femije. Me barkun bosh luan futboll! Une them qe Euridita nuk e meriton kete jete! Sa me shume qe te ndihmohet aq me mire do ishte!”, shkruan gazetari./Opinion.al

 

Pas