Kronikë

Me automatik në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 09/05/21 |
Opi Nion

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Berat, pasi akuzuar për armëmbajtje pa leje. Policia bën me dije se 38-vjeçari me inicialet M.B u arrestua pas informacioneve të marra se ai dispononte armë zjarri në banesë, në fshatin Kutalli, Dimal.

Pas kontrollit, atij iu gjet 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë. Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi ai është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22 prill të këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas