Politikë

Mbytja e 14-vjeçarit/Qytetari akuzon kryetaren e bashkisë, Berisha publikon mesazhin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 11/08/22 |
Opi Nion

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari dixhital në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Roskovec, ku një 14-vjeçar u mbyt në lumin Seman.

Në mesazhin e publikuar në “Facebook” nga Berisha, qytetari bën fajtore kryetaren e Bashkisë së Roskovecit  Majlinda Bufin për mbytjen e të riut, pasi kjo e fundit i kishte hequr ndihmën ekonomike familjes së tij. Sipas qytetarit, njëkohësisht dhe banor i zonës, 14-vjeçari dilte për të kapur peshk për të siguruar një vakt ushqimi, pasi gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e vështirë.

Kujtojmë që, i mituri kishte shkuar për peshkim, ndërsa banorë të zonës njoftuan policinë pasi gjetën sendet e të miturit në breg të lumit.

Trupi i pajetë i 14-vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm pas ndërhyrjes së forcave Renea dhe polumbarëve.

Postimi i plotë

Akuzon kryetaren e Bashkise per mbytjen ne lumë te 14 vjeçarit ne Roskovec.

Ajo i hoqi ndihmen ekonomike.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje

Jam nje banor i fshatit Suk-1 ne bashkine e Roskovecit. Dua te denoncoj kryetaren e bashkise Majlinda Bufi si njeriu qe mbyti djaloshin 14 vjec te Novrus Sakes qe u mvyt ne Lum. Pse e them kete. Familjen e Novruzit te shkret e njojm te gjith ne fshat. Jane hadhexhinj ne kulmit. Skane buk te han. Novrusi vet ka 4 vjet qe ka vdekur. Asnje person nuk kujdes per ata kalamaj. Ca kalamaj kane dhe probleme te tjera. Vetem ky djali qe ishte i sakt punonte ne sera per te ushqyer te tjeret. Leker qe mirrte ia jepte mamas se tij. Shkonte dhe gjuante per peshk per te siguruar nje vakt ushqim. Tani kur kjo familje me 100 hadhe ska buk te haj, Majlinda Bufi si kryetare bashkie i heq ndimen ekonomike. Nga ajo qe Majlinda i hoqi ndihmen ekonomike ky flori djale shkonte ne lum per peshk se nuk ushqeeshin dot. Kjo bashki ka sy ka zemer te mendoj kur i heq ndihmen ekonomike. Prandaj them qe majlinda bufi e mbyti ne lum se eshte katile ne shpirt. Sic vrau ate djalin ne tiran Erjon Velija, ate Ardit Gjoklajn ashtu mbyti ne lum edhe majlinda cuni e Novruzit te shkret. Majlinda eshte kriminele nga shpirti. Qo eshte e verteta. Faleminderit./Opinion.al

Pas